Akuzat ndaj Ronaldos, tani çështje shtetërore; ndërhyn edhe kryeministri portugez

Akuzat për përdhunim ndaj kristiano Ronaldos, tashmë duket se janë kthyer në një cështje shtetërore. Pas Juventusit, në mbrojtje të sulmuesit 33 vjecar ka dalë edhe kryeministri portugez, Antonio Kosta që ka folur për këtë temë në një intervistë për një televizion spanjoll.

‘Ajo që njerëzit duhet kuptojnë njëherë e mirë, është se një person konsideroghet i pafajëshëm për një krim deri në momentin që vërtetohet e kundërta-tha Kosta-nuk mjafton që dikush akuzohet për dicka për të qenë fajtor. Nëse ka dicka që mund të provohet është fakti që kristiano Ronaldo, është profesionist, sportist dhe futbollist i jashtëzakonshëm. Është një person që e ka nderuar Portugalinë dhe i ka dhënë shumë prestigj vendit tonë dhe ne shpresojmë që asgjë të mos e njollosë këtë imazh të Ronaldos’.

Ndërkaq, historia për akuzat ndaj Kristiano Ronaldos pasurohet me një kapitull të ri. ‘Der Spiegel’ publikon detaje të reja në lidhje me këtë cështje. E përjavshmja gjermane kontaktoi me Lesli Mark Stoval një prej avokatëve të viktimë, Kethrin Majorga, që dha disa elementë që tregojnë se ka ende shumë gjëra që duhen sqaruar. Sipas tij, policia e Nevadës duket se ka humbur deklaratën e Majorgës dhe si pasojë ato nuk janë në arkivën e provave ashtu sikurse edhe veshjet dhe të brendshme të modeles që ajo ia kishte dorëzuar agjentëve të policisë pasi kishte kryer edhe vizitën mjekësore.

Dyshimet tashmë janë të shumta dhe për të gjetur të vërtetën janë hapur hetime të reja, kështu që duhet pritur për të kuptuar nëse do të gjenden provat e humbura, apo nëse do të lind nevoja për të gjetur prova të reja.

sfidanti.al