Mançester Junajtid, Murinjo ende në fije të perit; bllokohet Zidan

Fitorja me përmbysje ndaj Njukasëllit nuk e ka nxjerrë ende nga telashet Zhoze Murinjon. Në fakt e ardhmja e portugezit në pankinën e mancester Junajtid është ende në fije të perit, edhe pse tifozët treguan se janë në anën e 55 vjecarit.

Loja e varfër e shprehur për 70 minuta ndaj skuadrës së benitez dhe problemet me futbollistët e kanë tronditur shumë pozitat e Murinjos, për të cilin dy sfidat e radhës ndaj Celsit dhe Juventusit duket se do të jenë vendimtare. Të paktën kjo është ajo që publikohet te ‘sunday Mirror’ sipas të cilit, drejtuesit e Mancester Junajtid i kanë kërkuar zyrtarisht Zinedin Zidan që të mos marrë në konsideratë asnjë ofertë që mund t’i vijë mndërsa pret vendimin që klubi anglez do të marrë për Murinjon.

Vlen të kujtohet se po ky tabloid dy ditë më pare kishte bërë të ditur se fati i Murinjos ishte përcaktuar edhe nëse skuadra e tij e fitonte ndeshjen me Njukasëllin.Kjo strategji e Mancester Junajtid të kujton atë të vitit 2016 kur ai që kishte frikë për pozitat e tij në pankinën e Djajve të Kuq ishte Luis Van Gal, që qëndroi deri në fund të sezonit për t’u zëvendësuar pikërisht nga Murinjo.

Historia duket se do të përsëritet, pasi hija e Zidan po zgjatet gjithnjë e më shumë mbi portugezin, e ardhmja e të cilit tashmë është në duart e Mauricio Sarrit dhe Masimiliano Alegrit.

sfidanti.al