Kejn ‘feston’ rinovimin; merr shtëpi me qera me 17 mijë Euro në muaj

Pas një botërori të shkëlqyer me anglinë, Herri kejn nuk po përjeton një fillim sezoni shumë të mirë me Totenhemin në kampionat, e megjithatë klubi i përpiloi një kontratë të re për të, dicka që ndodhi pak përpara fillimit të evenimentit më të rëndësishëm futbollistik.

Kjo kontratë e re që është gati për t’u firmosur është shoqëruar nga një pagë marramendëse për futbollistin; 200 mijë paund në javë ose e thënë ndryshe pas konvertimit të monedhës, 12 milionë Euro në sezon. Një pagë kjo që i jep mundësinë një personi që të jetojë në luks, dhe kjo ndodhi edhe me Kejn.

Sulmuesi i përfaqësueses angleze në muajin shtator vendosi që të ndërrojë vendbanim. Banesa e re ku do të jetojnë sulmuesi, e fejuara Kejt dhe dy fëmijët e tyre Ajvi dhe Vivian, do të jetë një vilë në veri të Londrës që ka 7 dhoma gjumë, kinema, spa, pishinë, palestër, sauna. Kejn e mori këtë vilë me qera, vlera e së cilës arrin në 15 mijë Paund në muaj, shifër kjo që nuk duket se përbën problem për familjen Kejn, me futbollistin që ka nënshkruar një kontratë për marrjen me qera për 1 vit me te drejtë blerje të saj për 900 mijë Euro.

Sipas asaj që publikohet në median britanike, kejn fillimisht e mendoi vlerën e qerasë së kësaj banese të lartë për pagën që ai përfiton, por në fund sulmuesi u dorëzua përballë entuziazmit të së fejuarës së tij

sfidanti.al