Shpëtoni ushtarin Rajan; Lohte tani lufton varësinë nga alkooli

Rajan Lohte përbën sërish lajm. Notari amerikan, që sapo  është martuar dhe baba i një fëmije, ka nisur luftën kundër varësisë nga alkooli. Lajmi është konfirmuar nga vetë avokati i Lohtes, Xhef Ostrov për portalin Tmz teksa deklaroi se fituesi i 12 medaljeve olimipike do të hyjë në një qendër rehabilitimi për këtë arsye.

‘Rajan ka luftuar kundër varësisë nga alkooli për shumë vite dhe për fat të keq kjo u bë shkatërrimtare për të-tha Xhef Ostrov-ai e ka pranuar se ka nevojë për ndihmë profesionale për të kaluar këtë problem dhe do të marrë menjëherë këtë ndihmë. Rajan e di se lufta e kësaj sëmundje është një detyrim për të në mënyrë që të marrë vendime për të ardhmen, për të qenë baba dhe bashkëshorti më i mirë i mundshëm si dhe nëse do të kualifikohet për në lojërat e Tokios’

Sipas Tmz, Lohte ditën e enjte goditi me shkelm derën e dhomës së hotelit pas një feste në kaliforninë e Jugut. U kërkua ndihma e policisë por nuk pati arrestime, pasi Lohte e zgjidhi problemin me stafin e hotelit.

sfidanti.al