Garë dhe baste në Mançester: cili do të ikë i pari Pogba apo Murinjo ?

Kohët e fundit është hapur një debat i madh për marrëdhëniet e tensionuara mes trajnerit të Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, dhe mesfushorit Pol Pogba, jo vetëm për shkak të përplasjeve që kanë këta të dy, por edhe për shkak të faktit se ky rast ka ndikuar negativisht edhe te lojtarët e tjerë në dhomën e zhveshjes. Në këto kushte, po bëhet gjithnjë e më të fortë zërat se futbollisti më i shtrenjtë në historinë e Junajtidit do të largohet nga ky ekip, për shkak të marrëdhenieve të këqia me Murinjon. Ende nuk është e qartë se ku do të shkojë ky mesfushor mjaft i mirë francez, por agjenti i tij i njohur, Mino Rajola, i ka premtuar Pogbas se ai do t’i gjejë atij një klub të ri të mirë në janar.
Duke pasur parasysh çmimin e këtij lojtari, thuhet se ndër klubet që janë interesuar më shumë për shërbimet e Pogbas, veçohen në radhë të parë PSZH-ja, por edhe Barcelona shpreson fshehurazi se futbollisti francez do të zgjedhë klubin katalonjas si destinacion të tij të ardhshëm. Në fakt, edhe Juventusi ka shprehur interesim, por ai po mendon për çmimin. Thuhet se Mançester Junajtidi synon që ta shesë Pogban rreth 150 milionë euro.
Sfidanti.al