Rafael Benitezit i kushtojnë shtrenjtë fjalët e mira në drejtim të arbitrit Andre Marriner në prag të ndeshjes mes Njukasëllit dhe Kristal Palas. Trajneri spanjoll u gjobit nga Federata Angkleze e Futbollit me 68 mijë Euro pasi ka thyer normativën më të re të vendosur prej saj në Premier League
Sipas kësaj normative, askush nga protagonistët në fushë, lojtarë apo trajnerë nuk duhet të bëjnë komente rreth arbitrit të ndeshjes përpara fillimit saj, qofshin këto komente pozitive apo negative, pasi e gjithë kjo mund të ndikojë në vendimet që ai merr gjatë zhvillimit të ndeshjes.
Në prag të sfidës mes Njukasëllit dhe Kristal Palas, Rafael benitez bëri një deklaratë për Marriner që nuk lë shumë vend për interpretime
‘Ka shumë eksperiencë edhe pse statistikat me lojtarët tanë nuk janë më të mirat përsa u përket kartonave të kuq-ishin fjalët e Rafael Benitez-kam besim të plotë te ai sepse është një arbitër i mirë dhe do të gjykojë ndeshjen pa probleme’.
Një deklaratë kjo që kushton plot 68 mijë Euro,shifër që Benitez është i detyruar ta paguajë.
sfidanti.al