Para disa ditësh, u bë e ditur edhe zyrtarisht se ish-pronari i Milanit Silvio Berluskoni u bë pronari i ri 100 për qindësh i klubit italian Monza të Serisë C. Megjithëse, fillimisht, u tha se qëllimi i tij lidhur me blerjen e këtij klubi të vogël është vetëm që të bëjë diçka për këtë komunitet në veri të Milanit, tani media po spekulon se ish-kryeministri kontradiktor i Italisë ka plane të mëdha me këtë klub të vogël dhe se ambiciet e tij Berluskoni do t’i realizojë përmes transferimeve të mëdha.
Thuhet se si objektiv të parë Berluskoni ka sjelljen në Monza të ish-futbollistit të Milanit dhe të përfaqësueses së Brazilit Kaka. Në fakt, ky futbollist 36-vjeçar, dhjetorin e kaluar, njoftoi largimin e tij nga fusha e futbollit, por, sipas medias së Apenineve, Berluskoni që bëri që Kaka të ngjitej lart në skenën e madhe të futbollit, nuk do ta ketë të vështirë që ta bindë atë të vijë në Monza.
Sfidanti.al