Akuzat per perdhunim; Ronaldo i beson avokatit te yjeve amerikane

Pasi mbrojti interesat e Paris Hilton, Majk Tajsonit, Bruno Marsit, Andre Agasit dhe personave te tjere VIP, David Cesnof po pergatitet te punoje edhe per Kristiano Ronaldon. Portugezi ka vendosur t’i besoje pikerisht avokatit te yjeve te sportit dhe artit amerikan per akuzat e perdhunimit te bera nga Kethrin Majorga.

Kjo e fundit deklaroi se ne 2009, Ronaldo e perdhunoi ne nje hotel ne Las Vegas duke deklaruar se futbollisti e pagoi me 375 mije Dollare per te heshtur. Lajmi fillimisht u publikua nga ‘Der Spiegel’, nderkohe qe historia mori me shume jehone pas denoncimit qe ajo beri javen e kaluar. Ngjarja tashme ka pushtuar median e tw gjithe botes, ndera policia e Las Vegasit ka hapur zyrtarisht hetimet.

Eshte kjo nje ceshtje ligjore te cilen Kristiano Ronaldo kerkon ta zgjidhe ne menyre drastike duke punesuar nje nder avokatet me te mire ne qarkullim, i dalluar kryesisht ne SHBA, David Çesnof qe ka mbrojtur edhe Leonardo Di Kaprion dhe familjen e Majkell Xhekson.

Eshte ky nje kurrikulum i rendesishem qe Ronaldo do te kerkoje ta shfrytezoje per te vertetuar pafajesine dhe te mbylle kete ceshtje nje here e mire. Nderkaq edhe Juventusi ka dale ne krah te Ronaldos teksa pret qe kjo histori te shkoje ne gjykate.

Sfidanti.al