Provat e lira ne Cmimin e Madh te Japonise ne Boterorin e Formula 1 nuk paten histori. Ljuis Hamilton u shfaq dominues ne pisten e Suzukes teksa i fitoi pa shume problem sesionet e ketyre provave duke e nisur me kembe te mbare fundjaven japoneze. Piloti britanik i Mercedes i fitoi provat e para te lira me kohen 1 minute 28 sekonda e 691 te mijtat te cilen e permiresuan ne sesionin e pasdites ne 1 minute 28 sekonda e 217 te mijtat.
‘Shigjetat e Argjendta’ ishin superiore ndaj te gjitheve pasi ne vendin e dyte ne keto prova u rendit Valteri Botas me 4 te dhjetat me shume. Zhgenjeu serish Sebastian Fetel me Ferrarin e tij me gjermanin qe u rendit ne vendin e trete me 8 te dhjetat me shume se Hamilton.
Akoma me keq beri Raikonen qe shenoi kohen e peste ne keto prova te lira duke u renditur pas holandezit Maks Vershtapen te Red Bull. Pas finlandezit gjendet piloti tjeter i Red Bull, Daniel Riçardo i ndjekur nga Okon. Shume dobet u paraqit Fernando Alonso qe shenoi kohen e 17 ne provat e lira te Cmimit te Madh te Japonise.
Sfidanti.al