Marçelo Lipi i ra nga Kina për të gjetur shtëpinë dhe ..pensionin

Trajneri i njohur italian me shumë përvojë dhe me trofe të ndryshëm, Marçelo Lipi, paralajmëroi daljen e tij në pension gjatë vitit të ardhshëm. Ish-trajneri i përfaqësueses italiane dhe i Juventusit, Interit dhe i Napolit ka disa vite që është angazhuar në Kinë, por, brenda disa muajsh, ai ka ndërmend që t’i japë fund karrierës së tij, më saktë, mbas përfundimit të Kupës së Azisë.
“Unë dua të kthehem në shtëpi. Kam kontratë që përfundon më 31 janar 2019, mbas përfundimit të Kupës së Azisë. Në atëkohë, unë do të vendos përfundimisht, nëse përvoja ime në Kinë do të jetë e fundit në karrierën time. Unë mendoj që në shkurt të vitit të ardhshëm të kthehem nga Kina”, tha Marçelo Lipi (70 vjeç).
Sfidanti.al