Hamilton, mos u bëj pjesë e hipokrizisë në Formula 1

Njihet si një rebel që nuk do të pranonte asnjë urdhër skuadre. Gjithsesi, Ljuis Hamilton është sërish qenie njerëzore, dhe e ka aq dozë egoizmi saqë të pranojë të përfitojë kur këtë urdhër e merr shoku i tij i skuadrës. Kampioni i botës në Formula 1 fitoi në Çmimin e Madh të Rusisë, pasi Mercedesi urdhëroi Valteri Botasin që t’i hapte rrugë dhe ta linte që ta kalonte, ndërsa në ceremoninë e dorëzimit të kupave, Hamilton kërkoi nga Botasi që të shkëmbenin trofetë.

Nëse Botasi do të kishte pranuar, mos vallë ai do ta kishte fituar garën? Jo, pra ajo që vlen, suksesi sportiv do të mbetej i Hamiltonit, i cili përveç kësaj do të merrte edhe lavdërimet për ndjeshmërinë dhe respektin ndaj kolegut. Nëse, pranë anglezit do të kishte qenë ndonjë njeri me karakter, do t’i kishte thënë: Hamilton, mos u bëj pjesë e hipokrizisë në Formula 1, nëse do të kishe dashur të tregoheshe “kalorës”, nuk do të kishe pranuar të parakaloje Botasin, të paktën jo në momentin kur iu dha urdhëri”.

Sfidanti.al