Hazar i kërkon një nder Starrixhit: Golin përsërite edhe javën tjetër!

Mançester Siti quhet sërish favorit për të fituar titullin në Premier Ligë, dhe një dialog mes Eden Hazarit dhe Daniel Starrixhit sikur e konfirmon këtë. Ylli belg i Çelsi, ndërsa ishin në korridoret e “Stemford Brixhit pas barazimit 1-1 mes Çelsit e Liverpulit, i tha yllit anglez: “Gol i madh, por të lutem përsërite edhe javën e ardhshme”.

Nënkuptimi ishte i qartë, madje nuk pati fare nënkuptim, pasi të dielën e ardhshme, Liverpuli do të presë Mançester Sitin në “Anfild”. Edhe pse Liverpuli është gjithashtu pretendent për titullin, Hazar duket mendon se për Çelsin është më mirë që Siti i Guardiolës të mundet.

Sfidanti.al