Juventus barazon rekordin e vet të 88 viteve më parë!

Kristiano Ronaldo është numri 7 dhe ndihmoi që të arrihej fitorja numër 7 në 7 ndeshje në Serinë A. Portugezi është “turboja” e një Juventusi që kërkon të vendosë sërish rekorde, dhe që ka arritur njërin prej më të lavdishmëve. Bashkë me suksesin në stadiumin e Valencias në Champions, bardhezinjtë kanë 8 fitore në 8 ndeshje të fillimit të sezonit, diçka që e kishin bërë 88 vjet më parë, në sezonin 1930-1931.

Ishte fillimi i epokës së parë të madhe juventine, asaj të 5 titujve radhazi, nën drejtimin e trajnerit Karkano dhe yllit të sulmit, Raimundo Orsi. Sot, janë Alegri dhe Ronaldo. Gjithsesi, rekordi juventin është ai i Fabio Kapelos në 2004-2005 me 9 suksese radhazi, ndërsa rekordi italian është i Romës së trajnerit Rudi Garsia me 10 fitore njërin pas tjetrit.

Sfidanti.al