Lato, Bonjek dhe Levandovski e kanë pasardhësin, Piatekun!

Kishte gati 70 vjet që Seria A nuk kishte parë një debutim të tillë. Krzistof Piatek (emrin le t’ia themi më shqip, Kristof) arriti në kuotën e 8 golave në kampionatin italian në 6 ndeshje, pikërisht në sezonin e tij të parë. Sulmuesi polak i Xhenoas realizoi të dyja rrjetat e gjenovezëve në fushën e Frozinones (fitore 2-1), duke qenë jo vetëm golshënuesi më i mirë, por edhe debutuesi më i mirë në 70 vjet.

I fundit që ia kishte dalë në këto nivele (deri tani) ishte Karl Age Hansen në 1949-1950, ndërsa luante me fanelën e Atalantës. Deri tani, Piatek ka 12 rrjeta në Itali, pasi 4 herë tundi rrjetën në Kupë, ndërsa Xhenoa është ngjitur tani në vendin e 6-të në renditje.

Jo vetëm tifozët gjenovezë, por edhe polakë mund të ndihen krenarë. Kombëtarja e tyre ka pasur sulmuesi klasi si Vilimovski, Lato, Smolarek, Bonjek apo Xhekanovski, ndërsa tani ka Robert Levandovskin. Të gjithë këta gjigandë mund të jenë të sigurt se e kanë gjetur pasardhësin.

Sfidanti.al