Xhenaro Gatuzo mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Milanit që para pauzës së ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese në kuadrin e Ligës së Kombeve, në qoftë se ai nuk arrin objektivin e caktuar.
Mbas disa rezultateve të dobët, tani kryesia e klubit rosoner kërkon nga Gatuzo tre fitore në tre ndeshjet e ardhshme të Serisë A, ndërkohë që këto ndeshje nuk duket të vështira, duke qenë se Milani do të luajë me Empolin, Sasuolën dhe Kievon, por, duke pasur parasysh përvojën e deritanishme, gjithçka mund t’i ndodhë këtij Milani të paqëndrueshëm.
“Kuqezinjtë”, momentalisht, ndodhen në vendin e 12-të të tabelës së Serisë A, ndërkohë që kanë një ndeshje më pak, që nga raundi i parë me Xhenovën.
Sfidanti.al