Zidane ka filluar të mësojë anglisht. Përse gjuhën e “djallit”?

Ka disa kohë që media angleze e lidh emrin e Zinedin Zidanes me postin e trajnerit të Mançester Junajtidit, të cilin, aktualisht, e drejton Zhoeze Murinjo. Duke qenë se rezultatet e Junajtidit lënë shumë për të dëshiruar, tifozët e “djajve të kuq” kanë kërkuar largimin e tajnerit portugez, duke shpresuar se vendin e tij mund ta zejë ish-trajneri i Realit të Madridit, Zidane.
Problemet dhe përplasjet e herëpashershme që ka Murinjo me një nga lojtarët kryesorë të Junajditit, mesfushorin francez Pol Pogba, dhe që kanë ndikuar më mbarëvajtjen e ekipit, nuk përjashtojnë mundësinë që këta të dy të largohen nga “Old Trajffordi”, me qëllim që në dhomën e zhveshjes së Junajtidit të kthehet qetësia.
Gazeta e ilustruar angleze, “San”, shkruan se Zinedin Zidane po e ndjek nga afër situatën te Mançester Junajtidi dhe se tanimë ai e ka bërë hapin e parë drejt afrimit te ky klub… ai ka filluar të mësojë anglisht që, sipas gazetës së mësipërme angleze, është hapi i parë drejt marrjes prej tij të këtij klubi gjigant anglez. Ndërkohë, duhet të kihet parasysh deklarata e fundit e Zidanes se ai është gati që të kthehet në skenën e madhe të futbollit botëror me një projekt ambicioz.
Sfidanti.al