Çelsi, mos fli mbi dafina me Hazard; belgu jo i sigurt për rinovimin

Eden Hazard tremb Çelsin kur flet për të ardhmen e tij në Stamford bridge. mesfushori belg në një intervistë për ‘Bein Sports’ shfaqi pasigurinë e tij për rinovimin e kontratës me Blutë e Londrës, kur i kanë mbetur edhe 2 vjet në të. Por jo vetëm kaq, gjatë kësaj interviste, Hazard pranoi se pati një moment kur ai e mendoi seriozisht largimin nga Premier League angleze

‘Pas botërorit  desha të largohesha nga Çelsi-tha Hazard-por pasi fola me trajnerin dhe drejtuesit e klubit vendosa që të qëndroj. Ishte zgjedhja e duhur. Kam ende dy vjet kontratë me këtë skuadër, por nuk e di nëse do ta rinovoj atë. Ndoshta po, ndoshta jo. Do të ishte shumë e lehtë për mua qëndrimi përjetë te Chelsea, por sido që të shkojnë gjërat, unë do të jem i lumtur’.

sfidanti.al