Mjaft me iluzione, Mesi do të vazhdojë të mos luajë me Argjentinën

Superylli argjentinas Lionel Mesi nuk do të jetë në përbërje të ekipit përfaqësues të vendit të vet që po përgatitet të luajë, në tetor, kundër Arabisë Saudite dhe Brazilit. Këtë lajm e dha trajneri i përkohshëm i skuadrës argjentinase, Lionel Skaloni, që, gjithashtu, bëri të ditur se Mesi në një të ardhme të afërt do të njoftojë, nëse do ta vesh përsëri bluzën e përfaqësueses së Argjentinas.
“Unë fola me Leon dhe ai nuk do të vijë. Të gjithë e dinë se unë kam marrëdhënie të mira me të, por, tani për tani, situata është e njëjtë. Tani, ne ndodhemi në një epokë të re, në përfaqësuese kanë ardhur mjaft të rinj që duan të luajnë dhe të tregojnë se çfarë dinë të bëjnë. Më vonë, në të ardhmen, kur të caktohet trajneri i përhershëm, ai do të vendosë, nëse në kombëtaren tonë do të luajnë këta rinj apo përsëri do t’u besohet atyre futbollistëve që kanë dhënë shumë për Argjentinën”, tha Skaloni.
Sa për kujtesë, Mesi nuk luajti në dy ndeshjet e mëparshme ndaj Guatemalës dhe Kolumbisë.
Sfidanti.al