Siti, pas humbjeve të spikatura, “fiton ndeshjen” me Agueron

Mançester Siti nuk e ka nisur aspak mirë as Premier Ligën dhe as Ligën e Kampioneve, pasi i ka filluar me humbje të dy konkurrimet, duke i mërzitur tifozët e tij, por, megjithatë, lajm i mirë për ta është se një nga futbollistët beniaminë të tyre, Serhio Aguero, më në fund, e nënshkroi kontratrën e re, megjithëse më parë ai kishte deklaruar se, më 2020, kishte dëshirë të kthehej në atdheun e tij, Argjentinë. Por, tani, ai vendosi që ta shtyjë edhe një vit tjetër te klubi “qytetar”, duke i gëzuar pa masë tifozët.
“Me të vërtetë unë jam shumë i kënaqur që klubi më dha mundësi që të luaj edhe një vit tjetër. Kohët e fundit, unë kam menduar që të qëndrojë 10 vite te Siti, ndërkohë që unë deri tani unë kam shtatë vite këtu dhe, kur ta mbarojë kontrata, do të bëhen tamam 10 vite, pra do ta çojë kontratën deri në fund”, tha Aguero.
Sfidanti.al