Ronaldo mblidh mendjen, mbas shpine nuk ke më Realin?!

Situata me Kristiano Ronaldon mbas debutimit të tij në Ligën e Kampioneve ende e mban “të nxehtë” atmosferën në median botërore. “Corriere delo Sport”, duke shkruar për çështjen e trajtimit të Ronaldos nga gjyqtarët mbas largimit të tij nga Reali i Madridit, midis të tjerave, vinte në dukje se punët e futbollistit portugez te Juventusi janë ndryshe nga ato që kanë qenë në klubin “mbretëror” madridas.
“Ronaldo nuk është më te Reali dhe këtë ai duhet ta kuptojë menjëherë, pra ai nuk do ta ketë më mbrojtjen e gjyqtarëve që ai ka pasur në Madrid”, shkruan gazeta në fjalë.
Gazeta e lartpërmendur me këtë rast kujton se, për shkak të një situate të tillë kontraversale, Juventusi u eliminua nga Reali në çerekfinale të Ligës së Kampioneve të sezonit të kaluar. Tani, Juventusi duhet ta kuptojë se, sapo të dalë jashtë kufijve të Italisë, ai do të jetë në “mëshirë të fatit”të gjyqtarëve, shkruan gazeta e sipërpërmendur italiane, duke theksuar se trajtim tjetër, në përbërje të Juves, do të ketë nga gjyqtarët edhe Ronaldo.
Sfidanti.al