Demtimi e sidomos çmenduria ne ndeshjen mes Juventusit dhe Sasuolos i kane kushtuar Dagllas Kostes. Mbrojtesi brazilian i Zonjes se Vjeter eshte lene jashte skuadre te Brazilit per ndeshjet miqesore qe Seleçao do te luaje ne muajin tetor ndaj Arabise Saudite dhe Argjentines.
Vete trajneri Tite e ka konfirmuar lenien jashte perfaqesuese te Dagllas Kostes ne momentin kur publikoi listen e te grumbulluarve, dicka qe ndodhi 3 jave perpara afatit. ‘Incidenti ne kampionat eshte nje akt qe tregon mungesen e disiplines-tha Tite ne lidhje me perjashtimin e Dagllas Kostes nga kombetarja.
Por Tite ka lene jashte skuadre edhe emra te tjere te njohur si Tiago Silva, Filipe Luis, Luiz Gustavo e Uillian qe ishin pjesemarres ne Boterorin e Rusise per t’i zevendesuar me Eder Militao, Pablo, Uollas dhe Malkom.
Sfidanti.al