Mesi dhe Ikardi; Zoterinjte e Champions League

Individualitetet argjentinase jane dominuesit e dites se pare te Liges se Kampioneve te ketij sezoni. Behet fjale per Mauro Ikardin dhe Lionel Mesi qe rane ne sy me paraqitjet e tyre ne ndeshjet respektive te Interit dhe Barcelones.

Sulmuesi i skuadres milaneze u vleresua per golin e tij te shenuar ne ndeshjen me Totenhemin, nje gol spektakolar qe me te drejte mori cmimin si me i bukuri i javes.

Persa i perket kapitenit te Barcelones, Mesi ishte protagonisti absolut i kampioneve te Spanjes ne ndeshjen e Camp Nout me PSV Eindhoven teksa shenoi 3 gola ne ate sfide per t’u bere futbollisti me me shume tregolesha ne Champions, 8 te tille.

Sfidanti.al