Kritikat nuk kanë munguar për të, madje shpesh kanë qenë të ashpra. Gjithsesi, Granit Xhaka duket se po bind edhe më skeptikët se ai është një lojtar për Premier Ligën, madje çfarë lojtari. Ylli shqiptari i Zvicrës po nis të komandojë në mesfushën e Arsenalit, ashtu si edhe në atë të kombëtares zvicerane, ku është kapiten.
Paraqitja e tij në fushën e Njukasëllit ishte në “kreshendo”, duke shënuar një gol të madh nga goditja e dënimit, e duke ndihmuar në golin e dytë realizuar nga Mesut Ozil. Arsenali fitoi 2-1 duke e merituar në pjesën e dytë, ndërsa tifozët patën një kërkesë për trajnerin Unai Emeri.
“Granit Xhaka, – shkruajtën shumë prej tyre në rrjetet sociale, – ka nevojë që të ketë në krah, në mesfushë, Lukas Torreirën. Një “shtyllë” si ai, luan shumë më mirë kur është i siguruar nga një shok skuadre shumë i mirë i uruguajani”. Torreira, i ardhur nga Sampdoria në verë, hyri në pjesën e dytë duke ndihmuar Xhakën dhe Arsenalin.
Sfidanti.al