Arsenal, Emeri vendos rregullin: Ne dhomat e zhveshjes te flitet vetem anglisht

Kur luhet ne Angli, duhet te flasesh gjuhen angleze dhe kjo vlen per te gjithe, edhe per trajneret. Ky eshte rregulli i vendosur nga Unai Emeri per futbollistet dhe stafin teknik te Arsenali, dicka qe u zbulua nga tabloidi britanik ‘Mirror’.

Vete trajneri spanjoll ende nuk ndihet shume komod ne komunikimin e tij ne gjuhen angleze, por ai beson se deri ne krishtlindje ai do te jete ne gjendje qe ta flase ate rrjedhshem. Por jo vetem kaq, Emeri refuzoi sjelljen ne skuader te nje perkthyesi, me pretendimin se prania e tij do te ngadalesonte procesin e permiresimit te skuadres.

Megjithate ndihma nuk i mungon. Ne konferencat e shtypit shfaqet dikush qe nderhyn ne rast se ai bllokohet, nderkohe qe nje mesues i gjuhes angleze e shoqeron ate edhe ne qendren stervitore.

Nje sfide e madhe kjo per Emeri qe e quan thelbesore perdorimin universal te gjuhes angleze, por qe gjithsesi eshte gati te perdore edhe gjuhen spanjolle ne biseda individuale.

Sfidanti.al