Quhet Harri Uinks, është anglez dhe ka moshën 22-vjeçare. Ai është përgjigja më e mirë e kombëtares së Anglisë për klasin e mëparshëm të yjeve të Spanjës, si Ksavi dhe Iniesta. Këtë e thotë një specialist i vërtetë i fushës si Maurisio Poçetino, trajneri i Totenhemit. Uinks është pikërisht lojtar i Spërsave dhe ka qenë zëvendësues në 3 ndeshjet e fundit për londinezët.
“Harri ka profilin e plotë të një mesfushori, – shprehet Poçetino, – është i përsosur, ka karakteristikat më të mira të mundshme. Kur ju flisni për mesfushorët, në mendje ju vijnë Ksavi dhe Iniesta, dhe Harri është po ai lloj lojtari”. Poçetino paralajmëroi se nuk dëshiron ta lavdërojë shumë Uinksin se mos i rritet mendja, por thotë se ai është serioz, stërvitet shumë dhe kurrë nuk kënaqet me veten.
Sfidanti.al