Bufoni portier rezervë? Atëherë, pse vajti te PSZH-ja?

Tani, pakkush po e kupton se përse portieri aq i njohur italian, Xhixhi Bufon, u largua nga Juventusi, që të bëhet portier rezervë të PSZH-ka? Vështirë të thuhet se në mes janë paratë, pra se ai kaloi te klubi francez, duke qenë më shumë i interesur për paratë. Shumëkushi mendon se Bufoni erdhi te PSZH-ja që të fitonte Ligën e Kampioneve, megjithëse mund të thuhet se edhe te Juvja ai e kishte një shans të tillë.
Media italiane, gjatë të gjithë verës, shkroi se Bufoni vendosi që të largohet nga Juventusi, sepse kishte dëgjuar shpesh në klubin torinez se portier i parë, gjatë sezonit të ri, te Juventusi do të bëhej polaku Vojçeh Shçesni, kështu që ai vendosi të ikte që andej, por… ra nga shiu në breshër, sepse edhe te PSZH-ja ai u ndodh në një situatë të njëjtë.
Trajneri Tomas Tuhel, në një prononcim të tij në media, konfirmoi se portier nr.1 te PSZH-ja gjatë këtij sezoni do të jetë Areola.
“Tanimë, unë e kam vendosur, Areola do të jetë portieri i parë dhe mbas vetes do të ketë Bufonin që do ta ndihmoje atë që ai të bëhet edhe më i mirë. Xhixhi është një legjendë, idhull i Alfonsos. Do ta shohim sesi do ta mbrojë portën dhe, kur të jetë e nevojshme, ne nga stoli do ta ndihmojmë Areolën me këshilla dhe gjeste”, deklaroi Tuheli.
Sfidanti.al