Futbollisti legjendar anglez, Pol Gaskoin, i dërgoi një mesazh trajnerit të përfaqësueses së Anglisë, Garet Sauthgejt, se ai është gati që të kthehet në fushën e futbollit dhe ta ndihmojë ekipin e tij. Këtë deklaratë ish-lojtari kontrapedal anglez e bëri, duke marrë nxitje nga një deklaratë që bëri ditët e fundit Sauthgejti që tha se ekipi i tij ka nevojë për një “Gaza të ri”.
Ish-futbollisti i Totenhemit, Njukasllit, Lacios dhe Glasgou Renxhersit që ka luajtuar me Sauthgejtin në Evropianin e vitit 1996, duke shfrytëzuar deklaratën e lartpërmendur të trajnerit të kombëtares angleze, shkroi me shaka në rrjetet sociale se ai është gati t’i marrë nga gozhda e murit këpucët e tij të futbollti dhe të kthehet në fushë që ta ndihmojë ekipin angleze.
“Sauthgejt, këpucët i kam gati, vetëm një fjalë pres që t’i vesh dhe të kthehem në fushë”, shkroi Gaskoini.
“Nuk jam i sigurt, nëse Pol Gaskoini u zhvillua deri në fund si futbollist, por unë mund të them se ai ka qenë një futbollist mjaft i talentuar. Një futbollist tjetër si ai… janë të rrallë. Në ekipin tim ka disa lojtarë që ngjajnë me të, por janë akoma larg tij, kurse unë dua një Pol Gaskoin të vërtetë”, deklaroi para ca ditësh Sauthgejti.
Sfidanti.al