Të gjithë pjesëtarët e përfaqësueses së Argkentinës refuzuan që ta veshin bluzën me nr.10 gjatë ndeshjeve miqësore me Guatemalën dhe Kolumbinë. Këtë gjë ata e bëjnë për të nderuar futbollistin më të mirë argjentinas që luan me Barcelonën, Lionel Mesi, që, mbas aventurës së dështuar në kampionatin botëror të Rusisë, ka deklaruar se është tërhequr përkohësisht nga përfaqësuesja argjentinase.
“Bluza me nr.10 ka qenë gjithnjë në përdorim, por tani askush nuk pranon që ta veshë atë. Më parë, atë e kanë veshur gjatë ndeshjeve miqësore, kurse tani askush nuk do që ta veshë atë. Nëse Leo do të kthehet, atëherë, normalisht, kjo bluzë më këtë numër do t’i takojë atij, por tani që ai nuk është këtu, unë nuk e kuptoj se përse atë nuk do që ta veshë askush tjetër”, deklaroi portieri i përfaqësueses argjentinase, Serhio Romero, që në Botërorin e fundit nuk luajti, për shkak të dëmtimit.
Sfidanti.al