Performanca jobindëse e Gjermanisë në ndeshjen e fundit (0-0) me Francën u dha mundësi të reja kritikëve të manshaftit që t’i bëjnë kritika trajnerit Joakim Lëv dhe lojtarëve të tij. Qëkur Mesut Ozili dhe Ilkaj Gundogani u tërhoqën nga përfaqësuesja gjermane, tani zemërim po ngjall Tomas Myleri që, pavarësisht nga përpjekjet, nuk po kthehet te forma që e dallonte atëdikur në kombëtaren gjermane. Më radikal në kritikat e tij është treguar ish-pjesëtari i përfaqësueses gjermane Mario Basler.
“Do të ishtë mirë që, bashkë me Ozilin dhe Gundoganin, nga përfaqësuesja të ikte edhe Myleri. Kohët e fundit, topat që ai gjuan, përfundojnë në stacionin ndërkombëtar hapësinor!” – vë në dukje Basleri që, gjithashtu, ka luajtur më përfaqësuesen gjermane dhe Bajernin e Mynihut.
Sfidanti.al