Futbollisti Sami Nasri zbuloi edhe një rregull të ri të trajnerit të ManSitit, Pep Guardiola, që u ka ndaluar lojtarëve të vet që të kryejnë seks pas mesnatës. Trajneri spanjoll, sapo erdhi në Itihad, ndryshoi mënyrën e ushqimit të lojtarëve, ndërsa fshiu disa ushqime nga menuja. Pablo Zabaleta, më pas, zbuloi se Guardiola e kufizoi mjaft përdorimin e internetit në dhomën e zhveshjes dhe në qendrën e stërvitjes.
Nasri, nga ana tjetër, në një deklaratë në revistën “L’Ekip”, zbuloi edhe një rregull tjetër të Guardiolës. Strategu spanjoll u ka ndaluar lojtarëve që të kryejnë seks pas mesnatës, me qëllim që ata ta bëjnë gjumin top dhe, kështu, të shmangin dëmtimin eventual të muskujve. Thuhet se ky regull u ka bërë mjaft mirë Lionel Mesit dhe Robert Levandovskit. “Ndalohet seksi pas mesnatës, madje edhe nëse e nesërmja është pushim!”, thotë Nasri që, sikurse dihet, kohët e fundit, kaloi nga ManSiti te Sevilja.