Ekipet kombëtare kënaqin tifozët, por zemërojnë klubet. I ndodhi, në mënyrë të pashmangshme, edhe dy skuadrave lombarde, që të dielën në mbrëmje kanë derbin. Milani dhe Interi patën shumë lojtarë të impenjuar, por duket se ky derbi shkon më shumë në favor të kuqezinjve. Stefano Pioli, trajneri-sefte interist, u detyrua të punonte rreth 10 ditë pa 8 lojtarë, ndërsa Montela pati një favor më shumë, i munguan “vetëm” 7 futbollistë.
Në favor të Milanit, edhe impenjimi i të thirrurve në kombëtare. Lojtarët e Interit patën 141 minuta më shumë në fushën e lojës. Çdo lojtari zikaltër i takuan 95 minuta në dy ndeshje në datat 12 e 15 nëntor, ndërsa çdo lojtari të Milanit i takuan nga 82 minuta. Nuk është diferencë e vogël, sidomos kur bëhet fjalë për një derbi ku mund të vendosin edhe detajet më te vogla.
Nga Interi, të “mërguar” ishin Miranda (Brazil), Brozoviç (Kroaci), Jovetiç (Mali i Zi), Medel, Perishiç (Kroaci), Murijo (Kolumbi), Nagatomo (Japoni), Eder (Itali), Kandreva (Itali), Zhoao Mario (Portugali), Banega (Argjentinë). Nga Milani, ndërkaq kishte më shumë italianë. Lokateli, Romanjoli, De Shilio, Bonaventura, Donaruma, ndërsa Antoneli e Lapadula nuk u aktivizuan. Ndër tw huajt Gomez, Baka dhe Honda.