Suso në qiellin e shtatë, Higuaini është ai që i ka munguar Milanit

Te Milani, më në fund, shpresojnë se gjatë këtij sezoni ky ekip do të dalë shumë më mirë sesa sezonin e kaluar, kur “rosonerët” zunë vendin e shtatë. Milani, në fakt, ka marrë gjatë verës disa përforcime të mëdha, midis tyre Gonzales Iguainin, ndërkohë që në ndeshjen e fundit të Serisë A në “San Siro” ai mundi Romën me një gol të shënuar në min. e 95-të nga Patrik Kutrone.
Sidoqoftë, ai lojtar që i ka munguar deri tani Milanit, është Gonzales Higuain. Të paktën, kështu mendon Suso:
“Milani ka shanset që të bëhet një ekip i shkëlqyer. Ne kemi marrë një lojtar fantastik. Unë mendoj se ai që na ka munguar deri tani, është Iguaini. Kam mendimin se ky është sezoni i duhur që ne të kthehemi në rrugën e vërtetë”.
Sfidanti.al