“El Klasiko” e parë në sezonin e ri të La Ligës do të luhet më 28 tetor, madje, është përcaktuar edhe termini kohor. Presidenti i ligës spanjolle, Havier Tebas, njoftoi se Barcelona do ta presë Realin e Madridit në “Kamp Nou”, më 28 tetor, në orën 16:15. Ky termin kohor është zgjedhur, për shkak të dëshirës së madhe për ta parë këtë ndeshje të madhe anekënd botës nga tifozët e dy klubeve gjigantë spanjollë.
Kështu, mbas dy vitesh, Barcelona dhe Reali do të luajnë përsëri në orën 16:15, sikurse ka ndodhur kjo për herë të fundit në 3 dhjetor 2016. Atëkohë, Barcelona ishte mikpritëse, ndërsa ndeshja përfundoi 1-1. Golat i shënuan Luis Suarez dhe Serhio Ramos.
Sfidanti.al