Fat i keq për Skocinë, Shqipëria e Panuçit s’dashka as barazimin…

Pas një fitore me më shumë fat se sa me lavdi me Izraelin, FSHF-së i erdhi goja. Apo më mirë të themi se “bisha” që s’di të thotë vetëm të vërtetën..u ngjall. Tani hajde mbaje, të paktën sa të mbarojë ndeshja me Skocinë. Le të durojmë, siç kemi bërë me zell këto 16 vite.Le të veshim petkun e tifozit naiv, siç na duan edhe ata, tamam si dele, dhe të besojmë se në Skoci futbollistët tanë qënkan të dënuar të fitojnë.S’besoni? E tha edhe Panuçi, por zëri i tij tingëllon mjaft i hollë në krahasim me zërin që vjen nga lart, atë që e njohim prej 16 vitesh, i cili nuk na tregon kur do të luajmë për të humbur si në djallezoret miqësore me Kosovën dhe Ukrainën, por na zbulon vetëm kur jemi të “dënuar” për të fituar…
Sipas një ligji të fshehtë, që e dinë vetëm “masonët kuqezi”, sa herë që kambana bie për fitore, sa herë që thuhet se barazimi dhe humbja nuk janë për ne, por për kundërshtarin, për dreq, na kujtohen disa ndeshje pikante që i fitonim me fjalë dhe i humbisnim me vepra. Cilat janë më tipiket? Ndeshja me Serbinë, per 100 arsye, mbetet monumenti më i lartë i tradhëtisë, kur të gjithë çunat e Kombëtares dilnin vullnetarë për të shënuar në portën e armike, pa i shkuar nëpër mend askujt se gjatë ndeshjes më shumë dëm do t’i bënin portës së tyre . Nuk ka zot që beson se kjo ‘mrekulli” mund të përsëritet më Skocinë, por kur dëgjon korin kuqezi që u “vjedh” fitoren skocezëve qysh në nisje, të pëlqen përralla e fitores, por më shumë shtohet frika prej..humbjes.
sfidanti.al