Trajneri i Uatfordit ka gjetur kopjen: Ne do të jemi Lesteri i ri!

Trajneri i Uatfordit, Havi Garsia, e krahasoi ekipin e tij me Lester Sitin që fitoi titullin e Premier Ligës tre sezone më parë. Uatfordi e ka filluar në mënyrë fantastike sezonin e ri të Premier Ligës, duke i fituar të katër ndeshjet e para dhe tani aq fitore sa ka ky klub anglez, pra katër, kanë vetëm Liverpuli dhe Çelsi. Në ndeshjen e fundit Uatfordi mundi 2-1, madje me përmbysje, Totenhemin që deri para kësaj ndeshjeje kishte tre fitore në tre ndeshje.
“Ne e kemi filluar mirë këtë sezon dhe mund të konsiderohemi si një Lester i ri”, deklaroi Garsia që u shpall si trajneri më i mirë i muajit gusht.
Sfidanti.al