Klubet në Ligën e Kampioneve do të luftojnë për 2 miliardë euro!

Kur të fillojë sezoni i ri i Ligës së Kampioneve, ekipet që do të marrin pjesë në të, do të fitojnë më shumë para sesa sezonin e kaluar të saj. Sipas “Kikerit” gjerman, gjatë këtij sezoni klubet do të ndajnë mes tyre 2,04 miliardë euro. Sa për shembull, nëse Bajerni gjerman do të ecë në mënyrë optimale dhe në fund do të fitojë edhe titullin, ai do të mund të fitojë 250 milionë euro.
Arsyeja është se Bajerni është i dyti në ranglistën e UEFA-s dhe, kështu, vetëm për këtë arsye, bavarezët i kanë të sigurtë 34,5 milionë euro për pjesëmarrjen në konkurrimin më prestigjioz evropian. Më poshtë, po japim listën e premiove të Ligës së Kampioneve:
Vetën për pjesëmarrje – 15,25 milionë euro
Për çdo fitore në fazën e grupeve – 2,7 milionë euro
Për barazimin në grupe – 900 000 euro
Kualifikimi në 1/8 e finaleve – 9,5 milionë euro
Kualifikimi në ¼ e finaleve – 10,5 milionë euro
Kualifikimi në ½ e finaleve – 12 milionë euro
Kualifikimi në finale – 15 milionë euro
Triumfi – 19 milionë euro.
Sfidanti.al