Sa i bekuar largimi i trajnerit, futbollisti i Realit sulmon Zidanen

Mesfushori i Realit të Madridit, Dani Sebalos, nuk e fshihte gëzimin e tij, kur Zinedin Zidane u largua nga posti i trajnerit të këtij ekipi. Sebalosi tha se ai do të ishte larguar nga Reali, nëse Zidane nuk do të jepte dorëheqjen.
“Zidane nuk më jepte shans që unë të tregoja veten. Unë punoja me ngulm dhe përpiqesha që ai të më vinte re, por në një moment unë e kuptova se kjo gjë ishte e pamundur. Shënova dy gola, kurse ndeshjen tjetër luajta vetëm shtatë minuta. Kisha momente, kur e ndjeja veten të humbur. Ne mbetem sezonin e kaluar 15 pikë mbrapa vendit të parë, kështu që për mua Zidanes as që i binte ndërmend”, vuri në dukje Sebalosi, duke shtuar: “Në një moment, unë e pyeta Zidanen se përse ai nuk më fuste në lojë, kurse ai më tha se ai i vlerëson një nga një të gjithë futbollistët që ka në dispozicion. Në një moment, Modriçi dhe Krosi ishin të dëmtuar dhe ai e ndërroi të gjithë formacionin, por mua përsëri nuk më futi në lojë. Nuk e dija se ai do të largohej, se përndryshe do të largohesha unë”, tha Sebalosi.
Sfidanti.al