Sa herë që mungon mbrojtësi Romanjoli, Milani ka arsye për të lidhur kokën me peshqir të laguar. Pale kur numëron ditët e derbit të Milanos që po afron dhe Romanjoli duket se nuk do të jetë në këtë betejë pa lavdi për titullin, me shumë histori për qytetin e Milanos. Nëse dikush thotë mëe ironi se Romanjoli nuk është as Barezi, e as Nesta, përse gjithë ky shqetësim për mungesën e tij? Shifrat tregojnë se futbollisti kur është në fushë, fati i Milanit është krejt ndryshe, sesa kur mungon.
Qyshkur ka ardhur tek Milani, Romanjoli, një fanatik në misionin që merr nga trajneri Montela, ka humbur vetëm 6 ndeshje për shkak dëmtimi, gjatë të cilave Milani ka një mesatare 1,8 gol për ndeshje. Sapo shfaqet në fushë dhe pamja e ekipit ndryshon, Milani, ka një shifër tjetër pësimi..1,1 gol në çdo ndeshje. Jo vetëm shifrat që zbulojnë rëndësinë e tij në fushë, edhe një sy i stërvitur me lojën e kupton se mbrojtësi është një dryn sigurie për “rosonerët”.