Sado gjenial të jetë futbolli, të gjithë tromaksen me shumat vrasëse që rrokullisen pas topit të lojës. Pale kur flitet për treshen e Barcelonës, Mesi, Nejmar dhe Suarez, një bashkim që shkakton shumë frikë për të gjithë klubet e botës, sidomos kur futbolli i tyre flet me gjuhën e parasë. Pikerisht kur frika shndërrohet në ..horror. E dini se çfarë është në gjendje të bëjë MSN-ja e famshme? Të tre bashkë, po të bashkojnë milionat që fitojnë nga futbolli, përdhosin buxhetin e 16 ekipeve të Ligës së Spanjës. E vërtetë? Sapo Suarez të firmosë kontratën e re me 25 milionë euro, kjo do të jetë si drita e diellit.
MSN-ja, pra Mesi, Suarez dhe Nejmar kur bëhen “çuna të mirë” dhe bashkojnë portofolët, shuma është e bujshme, 125 milionë euro. Dhe Liga Spanjolle që krenohet me stilin fitues dhe kampionët që mbajnë ndezur spektaklin, mund të ndihet e tradhëtuar me këtë pabarazi ekonomike ndërmjet klubeve. Në Spanjë kanë një shprehje: “ Barcelona dhe Reali shkëlqejnë duke ia nxirrë jetën të tjerëve..”