Mario Lemina sheh telashet ne horizont. Mesfushori i Sauthemptonit eshte ndeshkuar rende nga Gjykata e Aldershot; gjobe 106 mije Euro(me e larta e dhene ndonjehere), heqjen e 18 pikeve nga patenta dhe terheqja e lejes se qarkullimit per 1 vit.
Vendimi i gjykatesve u mor pasi futbollisti nuk deklaroi se cili ishte ne drejtim te makines se tij Mercedes qe edhe here te tjera ishte pikasur teksa qarkullonte me shpejtesi te larte.
Gjithcka ndodhi vetem pak dite pas lindjes se djalit te tij nga e fejuara Fani Neguesha. Lemina deklaroi se nuk ishte ai ne drejtimin e makines Mercedes duke ‘ia hedhur fajin’ vellait dhe kusheririt te tij qe jane me te ne Angli.
Sfidanti.al