Luis Enrike ndryshon regjim; ndalon celularet dhe daljet

Trajner i ri, rregulla te reja. Kjo vlen edhr per ata qe kane deshtuar ne te kaluaren. Kete e di shume mire Luis Enrique qe kerkon te ndryshoje skuadren pas eliminimit te papritur ne 1/8  e finaleve te Boterorit te Rusise kundrejt ekipit organizator.

Deshira per te fituar e ish trajnerit te Barcelones eshte kura me e mire per Spanjen qe ne Krasnodar u shfaq e shperqendruar kryesisht per shkak te ceshtjes Lopetegui. Detyra e Luis Enriques eshte qe te riktheje te lojtaret e tij urine per fitore per ndeshjet e Nations League dhe duket se e ka kuptuar menyren se si do ta beje kete.

Rregulli i pare eshte ndalimi i perdorimit te telefoneve gjate vakteve me menyre qe Sergio Ramos e te tjeret te jene me te perqendruar dhe te punojne me shume ne grup me sesionin e paradites te stervotje si dhe te atij te pasdites.

Rregulli i dyte eshte ndalimi i mbremjeve te lira dhe daljeve nga qendra stervitore ne Las Rozas per ne rruget e Madridit gjate grumbullimit. Rregulli i trete, nuk do te kalohet me ne Madrid. Me pare Spanja kur luante ndeshjet e saj jashte fushe, por sidomos brenda saj, kishte nje ndalese ne kryeqyteton spanjoll dhe si pasoje lojtaret fitonin dhe nje mbremje te lire. Ne fakt do te kete linja direkte mes qyteteve ku do te luaje ‘La Roja’. Keshtu, pas sfides me Uembli kunder Anglise, Spanja do te udhetoje menjehere drejt Elches ku do te perballet me Kroacine ne sfiden e pare per Ligen e Kombeve.

Sfidanti.al