Gigsi: Murinjo i duhet Mançester Junajtidit

Trajneri i Junajtidit, Zhoze Murinjo, ndodhet nën një presion  të madh, duke qenë se “djajtë e kuq” e kanë filluar keq sezonin  e ri dhe tani ndodhen në vendin e 13-të të Premier Ligës. Në këto kushte, shumëkush konsideron se koha e “Specialit” te Junatjdit mbaroi dhe se atij i ka ardhur koha që të largohet. Por, sidoqoftë, ka edhe nga ata që nuk janë dakord me mendimin e përgjithshëm se Murinjo duhet të ikë dhe një nga ata është futbollisti legjendar anglez, Rajan Gigs, që vite të tëra ka luajtur me Junajtidin.

“Mançester junajtidi ka një trajner të shkëlqyer dhe njeriun e duhur. Po, unë e shoh se klubi po kalon përmes një krize, por të gjithë duhet të qëndrojnë së bashku që ta ngrejnë kokën përsëri lart”, theksoi Gigsi.

Sfidanti.al