Fundjave italiane e Ferrarit ne Formula 1 fillon ne menyren me te mire te mundshme. Ne pisten e Monzas, Kokekuqja italiane ishte dominuese ne sesionin e dyte te provave te lira, prova qe u zhvilluan ne piste te thate.
Ishte Sebastian Fetel ai qe spikati ne kete sesion provash me gjermanin qe e pershkoi pisten me kohen 1 minute 21 sekonda e 105 te mijtat duke lene pas tij pikerisht shokun e tij te skuadres, Kimi Raikkonen me 270 te mijtat shume.
Fetel u be protagonist edhe i nje dalje nga pista por qe per fatin e tij te mire nuk pati pasoja te renda per makinen e tij.
Persa i perket pjeses tjeter te klasifikimit, pas Ferrarit, u pozicionuan makinat Mercedes me Ljuis Hamilton ne vendin e trete dhe Valteri Botas ne te katertin. Skuadrat e tjera ishin akoma me larg duke nisur nga Red Bull me Vershtapen dhe Ricardon qe ishin mbi 1 sekonde larg Fetelit. Per australianin vlen te theksohet se garen e se dieles do ta nise nga vendi fundit pasi ka nderruar komplet njesine e fuqise se makines se tij.
Sfidanti.al