Askujt nuk i keshillohet te provokoje Zlatan Ibrahimovic. Ai qe e provoi kete ne lekuren e tij ishte futbollisti i Los Angeles Football Club, Lee Nguyen ne derbin me LA Galaxy teksa pa qe Ibra i vuri duart ne fytyre.
Incidenti nuk kaloi pa u vene re nga drejtuesit e MLS te cilet e denuan suedezin me nje gjobe. Sipas rregullores se MLS, nje futbollist e ka te ndaluar te vere duart mbi fytyren apo me qafen e nje kundershtarit, qofte kjo edhe per nje shuplake te lehte. Per Ibren nuk pati denim sportiv pasi imazhet e transmetuara nuk e benin te qarte sa i ashper ishte gjesti i 36 vjecarit.
Por Lee Nguyen duket se nuk eshte i kenaqur me faktin qe Ibra u denua vetem me gjobe. Vietnamezi u ankua nepermjet Twitterit se Ibra i dha nje shuplake te vertete dhe se nuk behej fjale per nje kontakt te thjeshte.
Sfidanti.al