Modriç mbyll epokën Ronaldo-Mesi, më i miri i vitit në Europë

Nuk do të jetë më Kristiano Ronaldo, apo Lionel Mesi. Është shpallur Luka Modriç si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Europë. Kapiteni i Kroacisë u vlerësua kështu nga UEFA, duke fituar çmimin në mbrëmjen kur u hodh shorti i grupeve në Champions, në Montekarlo.

Modriç bëri i pari “i vdekshëm” që e fiton këtë vlerësim që nga viti 2013, kur ia doli Frank Riberi. Më pas, kishte qenë ose Mesi, ose Ronaldo. Ishte sezoni i tretë radhazi që më i miri del nga Reali, pasi në 2016 dhe 2017, më i miri ishte Ronaldo. Në garën e këtij viti, pas Modriçit dolën Ronaldo dhe Salah. Kroati u shpall edhe mesfushori më i mirë, duke lënë pas Kevin De Brujnin dhe Toni Krosin.

Sfidanti.al