I qëlloi katër prej lojtarëve, Virxhil Van Dajkut, Nabi Keitasë, Andi Robertsonit dhe Daniel Starrixhit. Ata humbën një garë në fushën e stërvitjes së Liverpulit dhe, sipas një rregulli që ishte vendosur, u detyruan të shlyenin një dënim. Basti thoshte se ata duhej të gatuanin një kek për shokët e skuadrës.
Katërshja shkoi në kuzhinën e klubit, së bashku me të riun Kartis Xhons dhe trajnerin e fitnesit Konël Mërtag, dhe aty shleu dënimin, nën vëzhgimin e kujdesshëm të shefes, Mona Nemer, specialistja e klubit për dietën. Ndërsa, ata gatuanin, trajneri Jurgen Klop filmonte me celularin e tij, duke qeshur, ndërsa dëshmitarë ishin edhe Salah, Firmino e Mane.
Sfidanti.al