Brekallo: Nuk e mbaj shiritin e kapitenit me ngjyrat e LGBT-së!

Futbollisti kroat, Josip Brekallo, iu kundërvu rregullave të klubit të tij, Volfsburg, sipas njërit prej të cilëve, shiriti i kapitenit duhet të ketë ngjyrat e bashkësisë LGBT si shenjë tolerance kundrejt dallimeve seksuale. Volfsburgu, në këtë sezon të ri, vendosi rregullin, sipas të cilit kapitenët e të gjitha kategorive që nga më të rinjtë deri te të rriturit, si në konkurrimet për meshkuj, ashtu edhe në atë për femra, duhet të mbajnë një shirit me ngjyrat e ylberit që është simbol e bashkësisë LGBT.
Por, sidoqoftë, futbollisti i talentuar 20-vjeçar kroat thotë se ai nuk mund ta mbajë një shirit të tillë. “Unë jam edukuar në një familje religjioze. Unë nuk kam asgjë kundër atyre që kanë orientime të tjera fizike në jetë, por unë vetë nuk dua dhe nuk mund ta mbajë një shirit të tillë, sepse ai është kundër qëndrimeve të mia të krishtera”, vuri në dukje Brekallo. Sidoqoftë, shiritin e kapitenit këtë sezon te Volfsburgu do ta mbajnë Xhoshua Gilavogi dhe portieri Koen Kastelo.
Sfidanti.al