Klopi i rrallë, sjell te Liverpuli specialistë për ekzekutimin e auteve!

Jyrgen Klopi i Liverpulit është i vendosur që asgjë të mos t’ia lejë rastësisë dhe ta përmirësojë lojën e “të kuqve” te vet në çdo aspekt. Dhe që ky trajner gjerman i kushton rëndësi çdo hollësire, këtë e tregon edhe angazhimi i Tomas Gronemarkut që në futbollin evropian konsiderohet si specialisti më i mirë për ekzekutimin e auteve.
Ky trajner specialist danez ka qenë angazhuar tek Mitjilandi, kur ky ekip fitoi për herë të parë titullin e kampionit, ndërkohë që ai ka punuar edhe te Shalke dhe Herta, kurse tani ka arritur marrëveshje që të punojë te Liverpuli.
Nën drejtimin e Gronemarkut është ekzekutuar auti më i gjatë – 51,33 metra. “Autet e gjatë kanë treguar se mund të jenë një mjet efikas, nëse e shfrytëzoni atë si taktikë loje, veçse duhen saktësi dhe përgatitje taktike”, vë në dukje Gronemarku.
Sfidanti.al