Me vizë apo pa vizë britanike, Abramoviçi do ta mbajë Çelsin

Media angleze publikoi ditët e fundit lajmin se pasaniku rus, Roman Abramoviç, ka vendosur që ta shesë Çelsin. Në fakt, Abramoviçi e ka shndërruar këtë klub londinez në një nga më të mirët në Angli. Gazeta “Sunday Times” shkruante se ai kishte vendosur ta shiste Çelsin dhe se ai i kishte porositur bashkëpunëtorët e vet se, nëse dilte dikush që do të donte të bëhej pronar i këtij klubi, ai do të duhet të paguante 2 miliardë sterlina.
Megjithatë, ESPN-ja i hodhi poshtë lajmet per shitjen eventuale të Çelsit si spekulime, duke vënë në dukje se Abramoviçi nuk ka ndërmend që ta shesë klubin e tij. Gazeta vunë në dukje se ajo e kishte marrë këtë lajm nga burime të afërt me pronarin e Çelsit.
Abramoviçi, në fakt, ka disa muaj që nuk vjen në Londër, për shkak të prolemeve me vizën britanike dhe kjo çështje duket se do të mund të zgjidhet, kur të qetësohen marrëdhëniet e trazuara britaniko-ruse.
Sfidanti.al