Skënderbeu tregon forcën në Krujë, ylli i ri është Bregu

Skënderbeu tregon forcën edhe në javën e dytë të Superligës shqiptare, duke arritur një fitore bindëse. Kampionët triumfuan 3-0 në fushën e Kastriotit, me ndeshjen e luajtur në Fushë Krujë. Afrikani Demte realizoi golin e parë, ndërsa heroi i takimit ishte vlonjati Devi Bregu. Ish-lojtari i Luftëtarit, realizoi dy herë duke e bërë të sigurt fitoren e skuadrës së trajnerit Shehi.

Ky ishte suksesi i dytë i korçarëve, në po kaq ndeshje të kampionatit, pasi javën e parë ia dolën 1-0 ndaj Partizanit në fushën e tyre. Pavarësisht largimit të disa prej lojtarëve më të mirë gjatë verës, po ashtu edhe të trajnerit Ilir Daja, Skënderbeu duket se ka ditur të mbetet i fortë, ndërsa kryeson Superligën me golaverazh më të mirë sesa Laçi.

Në një sezon që pritet të jetë i fortë, kampionët shpresojnë që të bëjnë sërish diferencën dhe të mbrojnë titullin e fituar vjet, me diferencë të madhe nga rivalët.

Sfidanti.al